English

Greva E Ps, Njëri Prej Grevistëve Dërgohet Në Spital

TIRANË, 6 Maj/ATSH- Mira Shkurta/. - Një nga pjesmarrësit e grevës së urisë të Partisë Socialiste është dërguar sot në spital , sipas zëdhënëses se PS, Armela Ymeraj, e cila tha se personi është Demo Muhaj nga Tirana. Greva e urisë e 22 deputetëve të Partisë Socialiste dhe përkrahësve të saj, nisi në orët e vona të mbrëmjes të së premtes, pas protesës së opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë godinës së Kryeministrisë. Grupi Parlamentar i PS-së komunikoi hyrjen e 22 deputetëve dhe 180 përkrahësve të saj, në një grevë urie, që sipas deklaratave do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit./s.s./
KOMENTE