Greva E Ps-Së/Qsut, Ambjent I Veçantë Në Shërbimin Infektiv Për Rastet E Rënda
TIRANË, 6 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë është krijuar një ambient i veçantë për pritjen e të gjitha rasteve të rënda në grevën e urisë së Partisë Socialiste, me shtretër ekzaminues dhe më pas hospitalizues.
"Të gjithë personat, të cilët do të transportohen nga çadrat e grevës së urisë drejt QSUT-së, do të priten në këtë ambient për të marrë ndihmën e parë", bënë të ditur për ATSH-në burimet zyrtare të drejtorisë së QSUT-së.
Dy ditë më parë, drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, përmes një urdhëri të brendshëm, u ka kërkuar të gjithë shefave të pavijoneve të jenë në gatishmëri dhe të rezervojnë dy deri në tre shtretër për grevistët, bashkë me ofrimin e ndihmën maksimale mjekësore.
Njëgrevist që mbërriti sot në pavijonet e QSUT-së u shtrua fillimisht në pavijonin e Infektivit ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas me konstatimin e problemeve kardiologjike, ekipi mjekësor e transportoi në pavijonin e dytë të kardiologjisë ku j'u dha ndihma mjekësore./n.m/