English

Greva e urisë së opozitës, sot në ditën e 6-të

Tiranë, 6 maj, NOA – Ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë greva e 22 deputetëve të opozitës, të cilët bashkë me 180 mbështetësit e tyre janë ngujuar në një grevë urie pa afat që prej 30 prillit poshtë godinës së Kryeministrisë.

Hetimi i plotë i zgjedhjeve të 28 qershorit duket se është kërkesa për të cilën ky grup i socialistëve paraqitet mjaft i vendosur, me pretendimin për ta çuar deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve, e cila ka nisur muaj më parë, që pas zgjedhjeve të përgjithshme të verës së kaluar.

Ndërkaq, edhe në fjalimet e djeshme, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, drejtuesit e opozitës paraqiten të vendosur për t’i shkuar deri në fund transparencës së zgjedhjeve dhe se nuk ka kthim mbrapa.

Nga ana tjetër, nëpër rrethe të ndryshme të vendit kanë nisur të shfaqen protesta të tjera të qytetarëve, të cilat kanë arritur deri në bllokimin e rrugëve nacionale.

n.e/NOA

KOMENTE