English

Imigracion - Shpëtohen Nga Mbytja 49 Persona Në Ngushticën E Gjibraltarit

MADRID, 6 maj /ATSH-ANSA/ - Shtatë fëmijë të moshave 5 deri në 6 vjeç, 22 gra dhe 20 burra me origjinë afrikane u shpëtuan sot në ngushticën e Gjibraltarit nga ekipet spanjolle të shpëtimit në det pasi varka me të cilën po përpiqeshin të lundronin përmes ngushticës për të shkuar në Spanjë, pësoi një avari, njoftoi e përditshmja El Pais. Emigrantët telefonuan ndihmën e shpejtë mëngjesin e sotëm kur situata ishte rënduar së tepërmi. Një helikopter dhe një motoskaf i ekipeve spanjolle të shpëtimit arritën ta lokalizonin varkën në orën 9:30 rreth pesë kilometra në juglindje të Kamarinal. Të gjithë imigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po asistohen nga Kryqi i Kuq spanjoll. /e.v/
KOMENTE