Romë, 6 Maj NOA - Interi ka arritur të marrë titullin e parë këtë sezon, ku në ndeshjen e djeshme në përballjen me Romën për finalen e Kupës së Italisë, ata arritën të fitonin me rezultatin 1 me 0.
Duhet thënë se ishte një ndeshje mjaft e tensionuar ajo që u zhvillua në “Olimpico” të Romës, ku të dyja skuadrat shkaktuan shumë goditje dënimi, madje për tu përmendur është kartoni i kuq i marrë nga Toti. Goli i fitores për ziklatërit e Murinjos, erdhi vetëm në minutën e 40 të pjesës së parë, ku nga një pasim i Thiago Motës, Milito arriti të shënonte golin e vetëm të kësaj ndeshje duke çuar ekipin e tij në fitoren e trofeut të parë për këtë sezon. Në përfundim të ndeshjes të gjithë lojtarët e Interit vazhduan festën e tyre, ndërsa në radhët e skuadrës kryeqytetase, tensioni nuk kishte të mbaruar. r.b/NOA