Tiranë, 6 maj, NOA/ Milena Selimi - Trioja e njohur austriake “Altenberg Trio Vien” do të jetë prezente në Shqipëri, në kuadër të sezonit ndërkombëtar të koncerteve “KLASIK”.
Organizatorët e aktivitetit kanë menduar dy shfaqje që do të jepen në Tiranë dhe Durrës.
Sot, në orën 20.00, salla e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë do të mirëpresë instrumentistët e njohur, që do të interpretojnë për publikun pjesë nga kompozitorët Joseph Haydn, Antonin Dvorak, Robert Schumann.
Kjo trio përbëhet nga instrumentistët: Në piano Claus-Cristian Schuster, në violin Amiram Ganz dhe në violonçel, Alexander Gebert.
Repertoi I trios “Altenberg Trio Vien” përfshin veç kompozitorëve të mësipërm, edhe rreth 300 pjesë instrumentale në piano, violin dhe violonçel.
m.s/n.e/NOA