English

Kosova Dhe Maqedonia, Marreveshje Bashkepunimi Ne Fushen E Shendetesise

PRISHTINË, 6 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kosova dhe Maqedona nënshkruan sot Marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë. Bëhet e ditur se marrëveshja e firmosur nga ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Bujar Bukoshi dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani, parashikon ndihmën dhe bashkëpunimin bilateral midis dy shteteve në baza ta barabarta, reciproke dhe të interesit të përbashkët. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramë Manaj,ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, kryesuar nga ministri Bujar Osmani. Në takim ka marrë pjesë ministri kosovar i Shëndetësisë Bujar Bukoshi dhe ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, Nikolla Karajanov. Zëvendëskryeministri Manaj ka inkurajuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis dy vendeve dhe ka shprehur zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira bashkëpunimi jo vetën ne shëndetësi, por edhe në sektorë të tjerë. /a.ke/
KOMENTE