English

Kosovë- Presidenti Sejdiu Vizitë Zyrtare Në Gjermani; Takimin E Pare Me Presidentin Kohler

R PRISHTINË, 6 Maj /ATSH-B.Jashari/.-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, filloi sot vizitën zyrtare dyditore në Gjermani, në një takim me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, Kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, Norbert Lammert, njoftoi zyra e Presidentit të Kosovës. Po sot, Presidenti Sejdiu do të takohet edhe me Kancelaren Angela Merkel, ministrin e Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë. Gjatë vizitës, përveç zonjës së parë, Presidenti Sejdiu shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala dhe nga ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Lutfi Zharku. /s.s./
KOMENTE