Kroacia I Dorëzon Serbisë Listat E Fajtorëve Për Krime Lufte
BEOGRAD, 6 maj /ATSH-AFP/ - Kroacia i paraqiti dje drejtësisë serbe listën e serbëve të shpallur fajtorë apo të dënuar në mungesë për krime lufte të kryera gjatë luftës në këtë
ish-Republikë jugosllave (1991-1995), deklaroi zëvendësprokurori serb për krime lufte.
"Zyra e prokurorit serb për krime lufte mori listat e personave të shpallur fajtorë ose të dënuar në mungesë në Kroaci'', deklaroi Bruno Vekariç, cituar nga agjecia serbe e lajmeve TANJUG.
Ai theksoi se ''listat ishin konfidenciale dhe ata që dyshojnë se emri i tyre mund të figurojë në këto lista, mund ta verifikojnë vetëm personalisht në ambasadën kroate në Beograd''.
Sipas tij, listat përmbajë të paktën 1 000 emra, ndryshe nga sa ishte njoftuar më parë për
2 000 të tillë.
Vekaric deklaroi se ''personat e shpallur fajtorë në Kroaci për krime lufte dhe që ndodhen aktualisht në Serbi duhet të gjykohen para drejtësisë serbe në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes dy vendeve''./
/ec/ a.jor.