English

Nesër në Lazarat, policia nis “krehjen” e tokave për kanabis

Lazarat, 6 maj, NOA – Pasi ka përfunduar faza e parë, ajo e sensibilizimit të fshatarëve të Lazaratit për fushatën anti-kanabis të policisë, kjo e fundit ka ndërmarrë me ta edhe një takim të fundit, para se të nisë fazën përfundimtare të aksionit ditën e nesërme, atë të krehjes së çdo pëllëmbe tokë në këtë fshat për të zhdukur kanabisin e mbjellë.

Në këtë takim, ishte i pranishëm vetë zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka, zv/drejtori i Policisë së Shtetit Hamdi Fjora, etj; si edhe kryetari i komunës së Lazaratit Dashnor Aliko bashkë me kryepleqtë e lagjeve të këtij fshati.

Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i detyrave për grupet e punës të cilët do të bëjnë krehjen e çdo bahçeje të çdo banori në fshatin Lazarat e në çdo komunë a fshat të qarkut Gjirokastër.

U bë me dijeni se çdo grup pune do të ketë nga 12 deri në 20 veta në përbërje dhe se janë ngritur 6 grupe të tilla.

“Këto grupe duke filluar nga dita e shtunë, do të fillojnë krehjen e çdo pëllëmbe tokë në komunën e Lazaratit”, u tha ndër të tjera në takimin në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE