Elbasan, 6 maj, NOA – Forcat e policisë së Elbasanit kanë mundur të arrestojnë në flagrancë autorët e vrasjes së ndodhur më datën 21 prill në fshatin Byshek, ku mbeti i vrarë 50-vjeçari Dilaver Peqini, i qëlluar nga jë automatik.
Kjo u mundësua falë operacionit “Peshkatari”, për të cilin burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arriti të vërë në pranga pesë persona të dyshuar.
Mësohet se ata janë 20-vjeçari Kozma Beti, lindur në fshatin Lisnai të Peqinit; 16-vjeçari me inicialet A.Xh, lindur në fshatin Qerrete të Elbasanit; 15-vjeçari me inicialet Z.H, lindur në fshatin Griqan e banues në Elbasan; Ariston Jolla, 25-vjeç, lindur e banues në qytetin e Elbasanit si dhe 14-vjeçari me inicialet G.E, i lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.
Autoret e kësaj ngjarje kanë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të zjarrit”, të cilat parashikohen nga nenet 76 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
n.e/NOA