English

Pollo: Zhvillimi I Teknologjisë Së Informacionit, Mënyra Më E Mire Për Një Qeverisje Transparente

- Ministri Pollo takon Ministren e Administratës Publike të Kosovës, Edita Tahiri - TIRANË, 6 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo, vlerësoi sot se "zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është mënyra më e mirë për zhvillimin ekonomik, kapërcimin e prapambetjes dhe qeverisjen e mirë dhe transparente". Sipas zyrës së shtypit pranë kësaj ministrie, ministri Pollo takoi sot ministren e Administratës Publike të Kosovës, Edita Tahiri. Ministrja Tahiri informoi mbi reformat e rëndësishme që do të ndërmarrë dikasteri që ajo drejton si: Projekti Qeverisja Elektronike apo e-government, reforma në Administratën Publike të Kosovës, si dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që Kosova do ta ndërmarrë në vitin 2011. Në praninë e ministrit Pollo u firmos dje edhe Marrëveshja midis Postës Shqiptare, Postës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshi edhe një pullë unike me portretin e Nënë Terezës./s.s./
KOMENTE