English

Ps:Transparenca E Zgjedhjeve, Brenda Ligjit

T - Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, i kërkon kryeministrit të reagojë sa më shpejt - TIRANË, 6 Maj/ATSH/.- Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, tha sot gjatë një prononcimi për mediat, se kërkesa e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit është brenda ligjit. "Transparenca e kërkuar nga PS është brenda ligjit dhe Kushtetutës. Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese apo Kolegjit Zgjedhor që të na pengojë në kërkesën tonë për transparencë", u shpreh deputetja Meksi. Ajo reagoi dhe ndaj deklaratave të sotme të Kryeministrit Berisha, sipas të cilit, "zgjedhjet e qershorit në Shqipëri ishin të lira dhe demokratike". "Këto deklarata tregojnë se nuk kemi asgjë të re nga qeveria dhe se ato janë vetëm manipulim. Kryeministri të reagojë pa humbur kohë, që të mos jete nesër përgjegjës për procesin e integrimit të vendit. Sot vendi është në krizë politike dhe institucionale dhe situata kërkon zgjidhje", u shpreh Meksi. Greva e urisë e 22 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të tyre hyri sot në ditën e 6-të të saj. Dje grevistët, përmes një letre të hapur drejtuar ndërkombëtarëve, ritheksuan kërkesën e opozitës për hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vendosmërinë për ta çuar deri në fund kauzën për transparencë./a.s/s.s./
KOMENTE