English

Sejdiu me delegacion, vizitë në Gjermani

Berlin, 6 maj, NOA - Një delgacion nga Kosova, i kryesuar nga presidenti Fatmir Sejdiu zhvillon këto dy ditë një vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të takohet me autoritete të larta të këtij vendi si presidentin Horst Kohler, kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Jashtëm, Guido Vestervelle.

Presidenti i Kosovës shoqërohet nga ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ai i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku dhe nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.

Gjithashtu, bëhet me dijeni se Sejdiu do të mbajë një fjalim në selinë qendrore të Fondacionit “Konrad Adenauer”.

Palët pritet që të diskutojnë kryesisht mbi partneritetin mes të dyja palëve ku oërfaqësuesit e ekonomisë gjermane e kanë shprehur qartë dëshirën e tyre për t'u përfshirë në projektet e mëdha të privatizimit në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE