English

Shtëpia E Bardhë: Situatën Në Greqi Po E Monitorojmë Nga Afër

NJU JORK, 6 maj /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara "po e monitorojnë nga afër situatën në Greqi", deklaroi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, duke theksuar se reformat në Greqi kërkojnë kohë, njoftoi agjencia e lajmeve Bloomberg. "Reformat e nevojshme në Greqi janë të rëndësishme dhe kërkojnë kohë dhe Departamenti i Thesarit po e monitoron situatën nga afër. Njëkohësisht presidenti Obama po informohet vazhdimisht nga ekipi i tij ekonomik", deklaroi Gibbs. /e.v/
KOMENTE