Soft News - Një Pistoletë-Lodër Shkakton Ndërhyrjen E Policisë Për Mbrojtjen E Merkelit!
BERLIN, 6 maj /ASTH-AFP/ - Një grua me pistoletë u shfaq në një dritare ndërkohë që kancelarja gjermane, Angela Merkel po mbante një fjalim, por u zbulua që bëhej fjalë për një lodër, bëri të ditur policia.
Incidenti ndodhi dje në mbrëmje në Wuppertal, në perëndim të vendit ndërkohë që Merkel po bënte fushatë me rastin e zgjedhjeve rajonale në Renin e Veriut-Westphalie.
Policia rethoi ndërtesën dhe arrestoi një grua dhe dy burra.
"Në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për personat e pranishëm, ndërkohë që qëndrimi indiferent i të pranishmëve detyroi policinë të përshpejtonte operacionin'', theksuan autoritetet në një komunikatë./
/ec/ a.jor.