Londër, 6 maj, NOA - Britania e Madhe zhvillon sot zgjedhjet e përgjithshme për parlamentin e ri të saj, i cili ka 650 vende deputetësh.
Emigracioni, edukimi, gjendja ekonomike dhe natyrisht rastet e shpenzimeve në Dhomën e Ulët janë temat, të cilat dominojnë fushatën parazgjedhore në Britani të Madhe, por në sondazhe ende nuk mund të thuhet qartë dhe me siguri se kush do ta qeverisë vendin pas 6 majit.
Sipas anketimeve më të fundit, partia Laburiste e kryeministrit Gordon Braun që qeveris prej 13 vjetësh, llogaritet të pësojë një humbje të madhe.
Ndërsa mendohet se liberal-demokratët e tij do të fitojnë vetëm një pjesë të caktuar mandatesh dhe prandaj laburistët mendohet se do të bëjnë koalicion me ta.
n.e/NOA