English

Sport-Regbi/ Një Top Oval Bashkon Shqiptrët Në Itali

I TIRANË, 6 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Skuadra e parë shqiptare e Regbisë, e lindur në Pordenone të Italisë, është duke bashkuar gjithnjë e më shumë shqiptarët në vendin përtej Adriatikut. Një diçka e tillë nuk i ka shpëtuar as medias italiane që thekson një fakt të tillë "Lojtarë të njohur, si Sevian Daupi i Venecias, Ogert Pako i Algeros, apo djem që militojnë në kategori inferiore marrin pjesë në këtë skuadër. Por para së gjithash me shumë djem shqiptarë që kërkojnë te topi oval një moment shfrimi, një rrugëdalje që në Itali, me krizën, është vështirë ta gjesh diku tjetër", shkruhet në mediat fqinje.. Për lojtarët shqiptarë kjo është një mënyrë për të qenë të bashkuar dhe për të sjellë regbinë në atdhe, nisur edhe nga fakti se në Shqipëri regbia është thuajse e panjohur. Për momentin, skuadra shqiptare ende nuk është një përfaqësuese, megjithëse grumbullohet dhe stërvitet. Në qershor, kur më në fund do të zbresë në fushë, pritet që kjo skuadër të njihet si përfaqësuese e Shqipërisë edhe nga institucionet shqiptare.. Kombëtarja Shqiptare e Regbisë, e trajnuar nga Pierxhorxhio Grico, ka një ëndërr që një ditë mund të çojë në lindjen e një Kombëtaraje të vërtetë të Shqipërisë, me një Federatë dhe një skuadër të vërtetë. Ashtu siç thotë në faqen online të "Excite", lojtari shqiptar Ogert Pako, "dëshirojmë të çojmë në vendin tonë të origjinës këtë sport, për të bërë të mundur lindjen e një federate. Ne shqiptarët jemi të zotë në sportin që përfshin një kontakt të fortë fizik. Do të jetë për këtë arsye që ne do t'ia dalim mirë në regbi"./s.s./
KOMENTE