Tiranë: Kryebashkiaku Rama I Dhuron "Çelësin E Qytetit", Gianfranco Finit
TIRANË, 6 Maj / ATSH, Gjergji Mima/ - Kryetari i Bashkisë Tiranës, njëkohësisht lider i opozitës, Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Gianfranco Fini.
Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, "Rama bisedoi me Finin mbi ndryshimet dhe hovin e kryeqytetit shqiptar, pavarësisht shumë sfidave që mbart zhvillimi i tij".
Burimet shtuan se "Rama, në cilësinë e liderit të opozitës e njohu Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë me zhvillimet politike në vend si dhe qëndrimin e forcës politike që ai përfaqëson".
Me këtë rast, kryebashkiaku Rama i dhuroi Finit "Çelësin e Qytetit", një vlerësim që rezervon për njerëz të shquar, vizitorë të nderuar të Tiranës./n.m/