Tiranë, 6 Maj NOA – Një bankë private është grabitur pak minuta më parë në superstradën që lidh Tiranën me Durrësin, i konfirmuan agjencisë NOA burime zyrtare policore. Bëhet e ditur se grabitja ka për autor një person të armatosur i cili ka hyrë në bankë dhe ka rrëmbyer një shumë ende të paditur parash.
Policia dyshon se autori është ndihmuar nga persona të tjerë por ende nuk ka gjurmë të asnjërit.
Një burim policor në vendngjarje tha se grabitja ka ndodhur në filialin e Tirana Bank.
l.n/NOA Vijon...