English

Vlorë: Mot Me Zhvillime Resh, Kushte Jo Të Mira Lundrimi

VLORË, 6 maj/ATSH-H.Koçi/.-Gjatë ditës së sotme në gjirin detar të Vlorës do të mbizotërojë mot me zhvillime resh, që në mesditë do të jenë të dendura. Kjo do të shoqërohet edhe me një situatë të pafavorshme lundrimi për mjetet e vogla siç janë peshkarexhat, ndërkohë që trageti i linjës detare Brindisi-Vlorë ka udhëtuar pa probleme. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era me intensitet të shtuar do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje, me shpejtësi që do të variojë nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celcius dhe ato minimale në 12-14 gradë celcius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 6-7 ballë në det të hapur. Trageti i linjës detare Brindisi- Vlorë, që është ankoruar në kalata, do të lundronë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE