Zvicër - ''Swiss Re'': Kostoja Nga Ndotja E Gjirit Të Meksikës Mund Të Arrijë Deri Në 2,7 Miliardë Euro
ZYRIH (Zvicër), 6 maj /ATSH-AFP/ -Shoqëria zvicerane e sigurimeve ''Swiss Re'' njoftoi sot se kostoja e shkaktuar nga ndotja e Gjirit të Meksikës si pasojë e shpërthimit të platformës së naftës mund të arrijë deri në 2,7 miliardë euro.
''Shoqëria zvicerane e sigurimeve 'Swiss Re' pret që humbjet totale si pasojë e kësaj ngjarjeje të jenë rreth 2,7 miliardë euro", theksoi shoqëria në një komunikatë.
Grupi zviceran, i cili e vlerësoi koston e humbjeve rreth 200 milionë dollarë, theksoi se shifrat mund të ndryshojnë sepse është moment i vështirë për të parashikuar vlerën e kësaj katastrofe./
/ec/ a.jor.