English

Athinë - Alarmet False Për Bomba Detyrojnë Evakuimin E Personelit Të Dy Gjykatave

ATHINË, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Dy alarme false për vendosje bombash në dy gjykata në Athinë, detyruan sot policinë greke të mobilizohej për evakuimin e personelit të tyre. Me dy telefonata në orën lokale 09:00 dhe 09:30, një person, ende anonim për policinë, njoftoi një gjykatë në Pire dhe Gjykatën e Apelit në Athinë se një mjet eksploziv do të shpërthente pas gjysmë ore. Agjentë dhe specialistë të çaktivizimit të bombave evakuan personelin e zyrave pa gjetur mjete shpërthyese./ a.jor.
KOMENTE