English

Axhenda, 7 Maj, Atsh

Ora 9:00- Në Hotel "Tirana"Prokuroria e Përgjithshme organizon takimin e 1-vjetorit të krijimit të gjashtë Njësive të përbashkëta Hetimore, ku merr pjesë edhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama; Ora 09.00-Në ambjentet e Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" mbahet konferenca "Parandalimi i sëmundjes së Talasemisë dhe Siguria në Mjekësinë Trasfusionale"; Ora 09:30- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli merr pjesë në një aktivitet kundër dhunës, në ambientet e Muzeut Kombëtar; Ora 09.30 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë neshkruajne Programin e Bashkëpunimit kulturor për vitet 2010 - 2012; Ora 11:00- Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së masterave të ISAT, në Hotel Tirana. Ora 12:00- Presidenti i Republikës, Bamir Topi takon ambasadorin e Delegacionit të KE-së në Shqipëri Helmuth Lohan dhe ambasadorin e Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së. Ora 12.00 - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti mbledh grupin e punës për projektin e Hidrocentralit të Skavicës në ambientet e METE-s; Ora 12:00- Këshilli Kombëtar Studentor zhvillon nje tubim paqesor perballe Bashkisë së Tiranës; Ora 13:00 -Presidenti Topi takon ministrin e Arsimit të Kosovës Lutfi Haziri; Forumi ekonomik i Crans Montanës- Ora 11.30- Në panel ministri i Mjedisit Fatmir Mediu dhe Zv/ministri i PPT Edmond Haxhinasto; Ora 14.30- Në panel do të jetë ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferi; Ora 18:00- Në Hotel Tirana nis konkursi Kombëtar SIFE Albania ku studentë nga 11 universitete në vend do të konkurojnë për Vendin e Parë; KOSOVË: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu vijon vizitën zyrtare në Gjermani. Ora 08.30 - Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Politikës të Fqinjësisë, Stefan Fule viziton veriun e Mitrovicës; Ora 10.30 - Koloneli Vincenzo Grasso transferon përgjegjësinë mbi Battle Grupin Shumëkombësh Perëndim tek komandanti i ri, koloneli Davide Di Bartolo në kampin "Villaggio Italia", në Pejë./n.m/
KOMENTE