English

Britani - Cameron: Laburistët Nuk Kanë Më Autoritetin Për Të Qeverisur

WITNEY (Britani e Madhe), 7 maj /ATSH-AFP/ - Shefi konservator i britanikëve, David Cameron theksoi sot se partia Laburiste e Gordon Brown nuk ka më autoritet për të qeverisur vendin, pas zgjedhjeve legjislative që i kanë dhënë konservatorëve shumicën e vendeve në parlament sipas një sondazhi të dalë nga qendrat e votimit. "Ne duhet të presim rezultatet përfundimtare për t'u prononcuar, por besoj se tashmë është e qartë se qeveria laburiste nuk ka më autoritetin të qeverisë vendin tonë'', deklaroi Cameron pak pas njoftimit për rizgjedhjen e tij në rajonin e Witney, pranë Oksfordit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE