English

Brokaj: Do shtohet numri i grevistëve në spital, me probleme serioze, Blendi Klosi

Tiranë, 07 Maj, NOA – Numri i grevistëve që do të dërgohen në spital pritet të jetë më i madh.

Ndërsa ka folur për gjendjen e grevistit të fundit që u dërguan në spital, mjeku Sabit Brokaj ka deklaruar se në gjendje të rëndë është dhe deputeti Baleni Klosi, i cili vuan nga diabeti. Brokaj u shpreh se Klosi duhet të kishte lënë grevën shumë ditë më parë.

Sipas mjekut Brokaj grevistët po shprehin shenja si dhimbje muskujsh, marrje mendsh, luhatje tensioni, nga ku dihet më problematikët janë ata që vuajnë nga diabeti.

Ndërsa numri i grevistëve që kanë shkuar në spital është pesë. Grevisti i fundit i shoqëruar në spital është Niko Gora nga qarku i Korçës.

Sipas zyrës së shtypit të PS-së, kanë qenë mjekët që asistojnë grevën ata që kanë vendosur që grevisti të shoqërohet për në spital. Grevisti vuante nga sëmundja e diabetit, e cila në ditën e 7 të grevës e ka detyruar atë të lërë çadrën dhe t’i drejtohet spitalit.

m.xh/NOA

KOMENTE