English

Çonin klandestinë në Greqi për 1500 Euro, kapen 4 trafikantët

Elbasan, 7 prill, NOA - U premtonin kalim të paligjshëm drejt Greqisë, duke u marrë në këmbim shumën prej 1500 eurosh për person, por janë identifikuar dhe janë vënë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për katër trafikantë klandestinësh, të cilët siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Elbasanit, janë arrestuar në flagrancë nën operacionin e koduar me emrin “Ndalesa”.

Mësohet se të ndaluarit janë konkretisht Florian Berberaj, 30 vjeç, banues në Fier; Gerald Ruçi, 23-vjeç, banues në Berat; Ardian Berberaj, 35-vjeç, banues në fshatin Rërëz të qytetit të Patosit dhe Leonard Binjaku, 31-vjeç, banues në Patos.

Ata janë arrestuar në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi i Plepave” në Durrës, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë”, e cila parashikohet nga nenet 298/2 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE