Beograd, 07 Maj, NOA - Zëvendëskryeministri i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se ndarja e Kosovës për momentin nuk është zgjidhje për askënd dhe vlerësoi se për këtë ndoshta duhej të bisedohet më herët.
“Në këtë moment ky opsion nuk është i pranueshëm për askënd. Duhet të pritet dhe të bisedohet për gjithçka që mund të paraqesë ndonjë zgjidhje. Mendoj se është lëshuar shumë kohë dhe për këtë ndoshta duhej të bisedohet qysh në fillimin e krizës në ish Jugosllavinë”, tha Daçiç.
Ai ka theksuar se në nivel shtetëror asnjëherë nuk është biseduar për mundësinë e ndarjes së Kosovës.
NOA/RFE