Dar Tiranë Përgenjeshtron Deklaratën E Deputetes Së Ps, Vasilika Hysi
TIRANË, 7 Maj/ATSH-Erla Gjikolli/.- Nxënësit e arsimit 9 vjeçar në shkollat "Gramoz Palushi" dhe "Kodra e Kuqe" në komunën e Paskuqanit kanë zhvilluar normalisht mësimin në klasa, tha sot në mbrëmje Drejtori i Arsimit Rajonal për Tiranën, Ylli Xhaferri, duke reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PS, Vasilika Hysi, sipas të cilës, "fëmijët e këtyre shkollave janë përdorur nga zyrtarët e qeverisë për mitingjet e tyre".
Duke e përgënjeshtruar këtë deklaratë, Xhaferri pohoi se "është vështirë që në ambientet e këtyre shkollave të mos ketë nxënës, pasi mësimi për ta zhvillohet me dy turne".
Lidhur me pretendimin e deputetes Hysi se dyert e shkollave kanë qenë të mbyllura, Xhaferri tha se "është pjesë e rregullores së çdo shkolle që të mbajë mbyllur dyert gjatë zhvillimit të mësimit dhe të mos lejojë hyrjen e personave të paautorizuar"./s.s./