English

Debati për gjuhën në Belgjikë, shpërndan edhe parlamentin

Bruksel, 7 maj, NOA – Një zënkë për gjuhën mes frankofonëve dhe flamandëve i ka kushtuar parlamentit të Belgjikës shpërndarjen e tij, përveç dorëheqjes së qeverisë belge, e cila ndodhi dy javë më parë.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dijeni se këtë herë është parlamenti belg ai që është bërë “viktima” e radhës e debatit për gjuhën në vend, duke iu hapur rruga zgjedhjeve të reja më 13 qershor.

Deputetët vendosën për një listë nenesh kushtetute, të cilat do t'i nënshtrohen një kontrolli në periudhën e ardhshme legjislative, ndërsa parlamenti u shpërnda automatikisht.

Ka qenë Senati, dhoma e dytë e parlamentit belg ai që miratoi vendimin në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE