Studeniçan, 7 maj, NOA – Partia Demokracia e Re ka shfaqur publikisht shqetësimin e saj në lidhje me gjendjen e krijuar në komunën e Studeniçanit, ku 30 arsimtarë kanë bojkotuar mësimin për shkak se atyre nuk u paguhen mjetet e për transport.
“Bëjmë thirje deri te ministri Todorov që t’i japë fund një politike, e cila është e dekadave të kaluara, që çdo ditë edhe vazhdimisht, mundohet të diskriminojë shqiptarët”, ka pohuar lidhur me një fakt të tillë, deputeti i Demokracisë së Re, Sulejman Rushiti.
Sipas tij, sjellje të tilla prishin ekuilibrat ndëretnikë dhe ato duhen patjetër që të rregullohen, pasi me “politika të tilla anakronike, jemi shumë larg trendeve evropiane”.
n.e/NOA