English

Durres: Mot I Kthjellet, Kushte Te Mira Per Lundrim

DURRES, 7 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i kthjellët dhe kushtet e favorshme detare do të karakterizojnë sot situatën metereologjike në rajonin e Durrësit. Pas reshjeve shumë të shkurtëra të natës së kaluar dhe vranësirave që vazhduan deri në orët e para të mëngjesit, sot moti do të jetë i mirë, siguruan burime nga kapiteneria e portit më të madh të vendit, të cilat bënë të ditur për ATSH-në se dy tragete me udhëtarë dhe kamionë që mbërritën nga Bari (Itali), janë ankoruar në Durrës që në orët e para të ditës, ndërsa në orët e ardhshme pritet mbërritja e dy trageteve të tjerë nga i njejti porti i vendit fqinj. Kushtet e mira detare do të mundësojnë trafikun normal të anijeve në hyrje dhe në dalje nga porti detar, dy prej të cilave tashmë janë ankoruar në kalata, u shprehën burimet, duke shtuar se përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë në kalatat e portit ka vazhduar edhe gjatë natës së kaluar. Kapiteneria e portit dhe sektori i peshkimit në portin detar kanë këshilluar lundrimin e motopeshkatoreve që kanë dalë edhe sot në gjueti nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri. Era sot do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi duke sjellë një ulje të lehtë të temperaturave të ajrit, por pa ndikuar negativisht në kushtet e motit, përfunduan burimet. /a.ke/
KOMENTE