English

Eurozona, 16 ministrat e BE-së mblidhen sot për ndihmën e Greqisë

Bruksel, 7 maj, NOA – Ndërsa dje parlamenti i Greqisë miratoi planin e qeverisë Papandreu për shkurtimin drastik të shpenzimeve, sot liderët e 16 vendeve të Eurozonës takohen sot në Bruksel për të finalizuar paketën e ndihmës së premtuar ndaj këtij vendi, për të mos lejuar falimentimin e sigurt të tij.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat evropiane, sipas të cilave, vendet e Eurozonës kanë “taksur” rreth 80 miliardë euro për Greqinë, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar është zotuar që ta ndihmojë Greqinë me rreth 30 miliardë euro.

Parlamenti i Gjermanisë mësohet se do të jetë edhe kontribuesi më i madh në paketën e ndihmës ndaj Greqisë, ndërsa ka ndeshur me kundërshtime nga opozita vendase, por edhe qytetarët.

Nga ana tjetër, edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, do t’i diskutojë përpjekjet për t’i ndihmuar Greqisë me homologët e Financave të G7-ës, grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë.

n.e/NOA

KOMENTE