English

Fishë Teknike - Britani - Zgjedhje - Rezultatet Përfundimtare Të Zgjedhjeve Legjislative

LONDËR, 7 maj /ATSH-AFP/ - Më poshtë vijojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve legjislative britanike të ditës së djeshme të fituara nga partia konservatore e David Cameron: Partia Konservatore e David Cameron: 306 vende (36,1 për qind) Partia Laburiste e kryeministrit Gordon Brown: 258 vende (29 për qind) Partia Liberaldemokrate e Nick Clegg: 57 vende (23 për qind) Partia Unioniste Demokrate (DUP, parti protestante e Irlandës së Veriut): 8 vende (0,6 për qind) Partia Nacionalskoceze (SNP): 6 vende (1,7 për qind) Shin Feini (katolike irlandezo-veriore): 5 vende (0,6 për qind) Plaid Cymru (nacionaliste e Uellsit): 3 vende (0,6 për qind) SDLP (nacionaliste irlandezo-veriore): 3 vende (0,4 për qind) Të Gjelbërit: 1 vend (1 për qind) Partia Aleanca (parti irlandezo-veriore jo fetare): 1 vend (0,1 për qind) Të tjera: 1 vend (1,1 për qind) Pjesëmarrja: 65,1 për qind (kundrejt 61,4 për qind gjatë zgjedhjeve të fundit legjislative të vitit 2005. Gjithsej 29,653 milionë britanikë kanë votuar dje. Votimi i djeshëm u zhvillua vetëm për 649 prej 650 vende të Dhomës së Komuneve të parlamentit, pasi në zonën zgjedhore në Thirsk and Malton (në verilindje të Anglisë) ai u shty për më 27 maj për shkak të vdekjes së një kandidati. Në Dhomën e deritanishme të Deputetëve, Laburistët kanë 345 vende, konservatorët 193 dhe liberaldemokratët 63 vende. /I.Pu.
KOMENTE