Tiranë, 07 Maj, NOA – Vazhdimi i grevës së urisë dhe situata e rënduar politike në vend duket se ka detyruar Kryetarin e Partisë Socialiste që të niset sot në mënyrë urgjente drejt Brukselit.
Vizita e tij në institucionet e Bashkimit Europian konfirmohet nga Partia Socialiste. Ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse Rama e ka ndërmarrë vet këtë nisëm, apo është thirrur në Bruksel nga autoritetet e BE.
Selia rozë njofton se Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvillojë takime me komisionerët e Bashkimit Europian.
Sipas zyrës së Shtypit të PS-së, temë e takimeve do të jetë greva e urisë që ka ndërmarrë prej shtatë ditësh Partia Socialiste dhe gjetja e një zgjidhej për krizë politike.
Kjo është hera e parë që Rama largohet nga Tirana që prej nisjes së grevës së urisë. Selia rozë njofton se Rama do të jetë sërish nesër në mes të protestuesve duke bërë të ditura dhe mesazhet që do të marrë nga Brukseli për situatën politike në vend.
m.xh/NOA