Kim Jong-Il: Pheniani Do Të Bashkëpunojë Me Pekinin Për Rifillimin E Negociatave Për Çështjen Bërthamore
PEKIN, 7 maj /ATSH-AFP/ - Drejtuesi koreanoverior, Kim Jong-Il i konfirmoi presidentit kinez, Hu Jintao gatishmërinë e Phenianit për të bashkëpunuar me Pekinin për rifillimin e negociatave për çështjen bërthamore, gjatë një vizite në Kinë këtë javë, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.
"Kim theksoi se Republika Demokratike Popullore e Koresë së Veriut (RDPC,) do të bashkëpunojë me Pekinin për të krijuar kushte të favorshme për rifillimin e negociatave me gjashtëshen për programin bërthamor të kundërshtuar të Koresë së Veriut'', konfirmoi
Hsinhua-ja.
Ajo konfirmoi për herë të parë një takim në Pekin mes Kim Jong-Ilit dhe presidentit kinez, duke theksuar se Kim kishte zhvilluar një vizitë jo zyrtare nga data 3-7 maj./
/ec/ a.jor.