Kosove - Komandante Te Rinj Te Kfor-It Ne Perendim Dhe Ne Veri
PRISHTINË, 7 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Komandantët e rinj të KFOR-it në perëndim dhe veri të Kosovës marrin detyrën në ceremonitë e dorëzim-pranimit të komandës, të cilat zhvillohen sot dhe nesër.
KFOR ka njoftuar se koloneli Vincenzo Grasso do të transferojë drejtimin dhe përgjegjësinë mbi Battle Grupin Shumëkombësh Perëndim tek komandanti i ri, koloneli Davide Di Bartolo. Ceremonia do të mbahet sot në kampin "Villaggio Italia", në Pejë.
Ndërsa nesër, në kampin "Maréchal de Lattre de Tassigny" në Maxhunaj, do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të komandës së Battle Group Shumëkombësh Veri. Koloneli Philippe de Chaxel do t'ia dorëzoje komandën kolonelit Eric Bellenger.
Ceremonitë do të udhëheqen nga general-lejtnant Markus Bentler, komandant i KFOR-it. /a.ke/