Dibër, 7 Maj NOA Update – Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një fshat të rrethit të Dibrës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Viktima është Ilmi Buçi, 52 vjeç, kurse autor i dyshuar, vëllai i tij Fiqriu 54-vjeçar, i cili u largua menjëherë pas krimit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër, konfirmon se ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar të krimit, i cili është 54-vjeçari Fiqri Buçi. Ai u gjet ndërsa vraponte drejt malit dhe u kap pa rezistencë.
Që të dy vëllezërit janë banues në fshatin Fushë-Alias të komunës Muhërrr të rrethit të Dibrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Fushë-Alias në oborrin e banesës së Fiqriut, i dyshuari i vrasjes.
Fiqriu, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj vëllait të tij dy vjet më të vogël, Ilmiut, me një thikë që mbante në banesë, në sy të familjarëve.
Hetimet e para nxjerrin si pistë atë të krimit për motive pronësie, pasi kishin konflikte të vazhdueshme për sinorin (kufirin) mes pronave të tyre.
r.n/NOA