English

Kriza/ Greqi - Parlamenti Holandez Miraton Ndihmën Për Athinën, 4.7 Miliardë Në Tre Vjet

BRUKSEL, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Parlamenti holandez aprovoi sot me shumicë votash borxhin që do t'i japin Greqisë në kuadër të ndihmave BE-FMN. Sipas mediave vendase, kontributi holandez do të jetë rreth 4.7 miliardë euro në tre vjet. Pavarësisht se në fillim u kundërshtua, edhe deputetët demokristianë dhe ata liberalë votuan në favor pasi sipas tyre kjo ishte një "masë e nevojshme" për stabilitetin e euros dhe sepse "sëmundja greke të mos përhapet". /e.v/
KOMENTE