English

Kriza - Parlamenti I Portugalisë Miraton Planin E Ndihmës Për Greqinë

MADRID, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Parlamenti njëdhomësh i Portugalisë aprovoi sot projektligjin që autorizon kontributin i Lisbonës në ndihmat e BE-së për Greqinë, me votat e socialistëve në pushtet dhe të opozitës së qendrës së djathtë. Vetëm komunistët dhe të gjelbrit u shprehën kundër. Portugalia do të kontribuojë me 2.064 miliardë euro. Lisbona, e vënë kohët e fundit në shënjestrën e spekulimeve në valën e krizës së Greqisë, ka parë një rritje të fortë të kostos së borxhit të saj. /e.v/
KOMENTE