English

Leskaj: Fule na mbështeti, zgjidhja e krizës duhet të jetë politike

Tiranë, 07 Maj, NOA- Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, i cilësoi si pozitive deklaratat e bëra nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefa Fule.

“Në emër të Partisë Socialiste falënderoj z. Fule për angazhimin permanent dhe për mbështetjen që ju ka dhënë proceseve integruese të Shqipërisë në BE, si dhe për nxitjen që i ka bërë politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës politike në vend”, u shpreh Leskaj.

Deputetja e PS-së është ndalur në zhvillimin e qetë të grevës së urisë duke theksuar se nuk ka pasur asnjë incident.

“Në këto tetë ditë nuk është cenuar asnjë lule jo vetëm në Tiranë, por në asnjë cep të Shqipërisë ku shqiptarët po protestojnë për të drejtën e votës. Partia Socialiste beson se kriza është politike dhe zgjidhja duhet të vijë politike”, u shpreh Leskaj.

Ajo ka theksuar se Partia Socialiste kërkon transparencën e zgjedhjeve dhe jo ndryshim të rezultatit apo me vendime të Kolegjit Zgjedhor.

Leskaj u shpreh se kriza është politike dhe zgjidhja duhet të vijnë nga politika.

m.xh/NOA

KOMENTE