Mali I Zi - Policia Shkatërron Një Rrjet Kontrabande Kokaine
PODGORICË, 7 maj /ATSH-MIA/ - Policia malazeze arrestoi tre persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e një rrjeti kontrabande kokaine nga Peruja përmes Malit të Zi për në Evropë, njoftoi Ministria malazeze e Punëve të Brendshme.
Tre qytetarë malazezë u arrestuan para dy ditëve gjatë një operacioni të fshehtë policor, që zgjati pothuajse një vit.
Policia është në kërkim edhe të tre serbëve dhe një personi nga Kosova, të cilët janë pjesë e rrjetit./
a.jor.