Moska I Dorëzon Varshavës 500 Faqe Dokumente Nga Hetimi Mbi Aksidentin Ajror Në Rusi
VARSHAVË, 7 maj /ATSH-AFP/ - Prokuroria ruse premtoi se do t'i japë prokurorisë polake dosjen e parë prej 500 faqesh nga hetimi mbi shkaqet e aksidentit të avionit presidencial polak në Rusi, theksoi prokurori i përgjithshëm i Polonisë, Andrzej Seremet.
"Ne kemi marrë premtimin përsa i përket dorëzimit të 500 faqeve të dokumenteve. Këto 500 faqe po fotokopjohen'', deklaroi për shtypin Seremet, i cili u takua sot në Moskë me homologun rus, Juri Çajka.
Shefi i prokurorisë polake theksoi se këto dokumente përmbajnë të gjitha proceset verbale të autopsisë së viktimave dhe të dhënat e dëshmitarëve dhe zyrtarëve të kullës së kontrollit të aeroportit të Smolenskut, vendi i katastrofës.
Opozita konservatore polake kërkoi dje që Polonia të merrte përsipër këtë hetim duke denoncuar gabimet e palës ruse.
Hetimi kryesor për shkaqet e aksidentit u ndërmor nga Rusia. Polonia hapi një hetim të pavarur në bashkëpunim me autoritetet ruse./
/ec/ a.jor.