English

Mottaki: Darka Me Anëtarët E Këshillit Të Sigurimit Ishte Një Takim I Mirë

STAMBOLL, 7 maj /ATSH-AFP/ - Darka e organizuar dje në Nju Jork nga Irani për 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB ishte "një takim i mirë" që i dha mundësinë Teheranit të shpjegonte këndvështrimin e tij, deklaroi sot në Stamboll shefi i diplomacisë iraniane, Manouchehr Mottaki. "Darka e djeshme ishte një mundësi ku munda të qartësoja këndvështrimin e Iranit lidhur me Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, zhvillimet e fundit dhe shkëmbimin e uraniumit", deklaroi Mottaki gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu. "Objektivi i këtij takimi dhe i bisedimeve gjatë darkës ishte që anëtarët e OKB-së të mbështesnin propozimet tona (...) Ishte një takim i mirë", theksoi ministri iranian./ /i.p/
KOMENTE