Vatford, 7 maj, NOA - Kanë parë fantazmën e një fëmije në një pasqyrë dhe e kanë fotografuar, duke u larguar të tmerruar nga dhoma e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Vatford, Britaninë e Madhe, ku një çift në hotel Ramada, vrapoi te recepsioni duke ulëritur se kishin parë një fantazmë dhe donin të ndërronin dhomë.
"Personeli nuk e besoi këtë, - ka cituar zëdhënësi i hotelit për gazetës “Sun”, - kur ata thanë se kishin parë një fëmijë duke qarë dhe duke lëvizur në pasqyrë. Por dhoma ishte e mbyllur me çelës dhe kishin qenë vetëm ato. Duhet patur kujdes me këto histori nuk duam që njerëzit të tremben. Kemi mbyllur dhomën dhe po bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme për të parë se nuk ka asgjë të çuditshme. Dhe ne jemi të sigurt se nuk ka asgjë".
a.k.NOA