Tiranë, 7 maj, NOA – Një grevist i Partisë Socialiste është dërguar me urgjencë në orët e para të mbrëmjes së sotme drejt mjediseve të spitalit, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, në ditën e 7-të të grevës së urisë.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Partisë Socialiste, sipas të cilave, grevisti i shoqëruar me barrela drejt spitalit është Isa Arapi, është rreth 40 vjeç, nga qarku i Vlorës.
Në këtë mënyrë, ai bëhet grevisti i tretë socialist që dërgohet me urgjencë në spital, ndërsa nesër greva e urisë së Partisë Socialiste hyn në ditën e saj të tetë.
n.e/NOA