English

Një tjetër grevist dërgohet në spital

Tiranë, 07 Maj, NOA – Në tjetër grevist është detyruar të lërë grevën e urisë dhe të dërgohet menjëherë në spital si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Partia Socialiste njofton se ai quhet Edmond Prifti dhe është nga qyteti i Patosit. Ky është rasti i dytë brenda një ore që një grevistë lë grevën e urisë. Në ditën e 7 të grevës janë dërguar dy raste me urgjencë në spital.

“Duket se gjendja e grevistëve tashmë është rënduar së tepërmi dhe ashtu siç tha dhe mjeku që asiston protestën, Sabit Brokaj rastet e të sëmurëve të grevës, që dërgohen në spital, kanë ardhur duke u shtuar”, njofton Zyra e Shtypit e Partisë Socialiste.

Rreth një orë më parë në spital u dërgua dhe Nuredin Gora nga Korça.

m.xh/NOA

KOMENTE