Papandreu: Zona Euro Do Të Rikonfirmojë Besimin Në Monedhën E Saj
BRUKSEL, 7 maj /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e gjashtëmbjedhjetë vendeve anëtare të zonës euro, të cilat përdorin monedhën e përbashkët evropiane, do të "rikonfirmojnë" sot ''besimin e tyre në ekonominë tonë dhe monedhën tonë të përbashkët'', gjatë samitit që do të zhvillohet në Bruksel, deklaroi sot kryeministri grek, Jorgo Papandreu, i cili shtoi se takimi i liderëve të vendeve të zonës euro është "shumë i rëndësishëm"./
/i.p/