English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, të publikuar ditën e Premte, 7 Maj 2010 GREVA E RAMËS KUNDËR EUROPËS Partitë Popullore Europiane kërkuan dje , ndalimin e menjëhershëm të ngujimit e bojkotit të opozitës. U kërkojnë soscialistëve të pranojnë zgjedhjet e konfirmuara nga të gjitha institucionet , bëjnë thirrje të nisin diskutimet në Parlament. Tituj të tjerë: Kreu i PS : grevistët e urisë janë zemra e protestës Reagimi / PD : Rama , katil mban në ngujim të sëmurët kronikë Shoqata "Tirana" letër Këshillit Bashkiak për Planin Rregullues Gazeta " Shqip" FULE: GJENI SA MË SHPEJT ZGJIDHJE. BERISHA : VETËM SIPAS KUSHTETUTËS Ndërkombëtarët kanë avancuar në qendrimin e tyre, që është i qartë, nuk e pranojmë krizën e krijuar që po agravohet çdo ditë. Tituj të tjerë: Pikënisjet e Strategjisë së Zhvillimit Turizmi, themel i mundshëm i modelit të ri ekonomik Thirrja e dëshpëruar e një babai, mos më lini të vdes Gazeta " Panorama" PS NIS BOJKOTIN. KATËR GREVISTË NË SPITAL. BERISHA ME OFERTË TË RE Pas gjashtë ditë grevë urie, gjendja e grevistëve të PS vjen duke u përkeqësuar.Deputetët e PS bojkotojnë Parlamentin. Rama : " Do heqim fantazmën e fshaizmit". Berisha takon kreun e Parlamentit italian Xhanfranko Fini : "Shqipëria disponon të gjitha ligjet dhe institucionet për ti bërë zgjedhjet transparente". Fini :" Uroj të ketë zgjidhje sa më të shpejtë në respektim të Kushtetutës". Tituj të tjerë: Bulku : Felaj më kërcënoi me SMS nga greva, më kujtoi Fierin. Kuvendi rrezikon financimet nga SHBA Matura : Testet për 12 lëndët me zgjedhje Gazeta Shqiptare PD - PS, GRATË DEPUTETE BËJNË SHERR ME MESAZHE Reagon Bulku : Nuk e di kujt ja nisa, reagova sepse më terrorizuan në celular në sy të fëmijëve, e cila sqaroi dje të vërtetën lidhur me mesazhet me sms të shkëmbyera me gratë e ngujuara. Tituj të tjerë: Dëshmia : Lidhjet e dy motrave Jaho me bandën e Lushnjes "Exit Poll" në Britani : konservatorët në avantazh Gazeta "Integrimi" ZGJIDHJA E SITUATËS AKTUALE, VETËM DUKE RESPEKTUAR KUSHTETUTËN Deklaratë për vizat, Shqipëria meriton të heqë vizat. "Zgjidhja e situatës politike në vend, duhet të vijë në bazë të Kushtetutës" Deklarata është bërë dje në Tiranë nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini. Tituj të tjerë: Projekti i Bashkisë synon prishje shtëpish në Kombinat. Rama nuk njeh ligjin e mbrojtjes së qytetarëve LSI Berat, ndihma materiale për shkollat e qytetit Gazeta "Zëri i Popullit" BE "HUMBET DURIMIN" : ZGJIDHJE SA MË SHPEJT. BERISHA FRIKË DHE HESHTJE Komisioneri për Zgjerim në BE ka reaguar prerë dhe qartë për një zgjidhje urgjente të situatës së rëndë politike, ku ndodhet vendi, për shkak të dhunimit të demokracisë nga qeveria.. Sali Berisha ka zgjedhur heshtjen , duke mos iu përgjigjur kërkesave të faktorit ndërkombëtar . Tituj të tjerë: Berisha nuk i përgjigjet letrës së kongresmenit amerikan për hapjen e kuitive Në vitin 2010 rriten kreditë e këqija./m.sh/ Gazeta " Koha Jonë"
KOMENTE