English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 7 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Intervistë me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk - EULEX: KEMI FAKTE PËR MILIONA TË KEQPËRDORURA - "Nëse dështon rasti, pajtohem atëherë se ne duhet të japim shpjegim", ka thënë Van Vreeswijk Tituj të tjerë: Prishtina më afër kompromisit për bisedime me Beogradin Sejdiu falënderon Gjermaninë për përkrahjen Surroi: Bisedime do të ketë dhe do të jenë politike "Rasti Limaj", test mes Kosovës, ICO-së dhe EULEX-it BE-ja kërkon rezultate në luftë kundër korrupsionit Republika e Tanushës nuk e përjashton edhe një konflikt Fotolajmi: Policia e EULEX-it ka arrestuar të enjten në mesditë ish-luftëtarin e UÇK-së, Sabit Geci. "Express" I KANË DËGJUAR KRITIKAT - Zyrtarë të BE'së dhe EULEX'it thonë se i kanë dëgjuar kritikat që Kryeministri dhe Kryeparlamentari ua kanë drejtuar atyre për bastisjen në MTPT. Por, ata nuk kanë pranuar të komentojnë rreth kësaj përplasje me institucionet e vendit. Tituj të tjerë: Edhe një herë në burg - EULEX arrestoi ish Komandantin e UÇK'së, Sabit Gecin. Dyshohet se ai ka qenë i ëprshirë në krime lufte gjatë vitit 1999. Hakmarrja e Zafirit - Zafir Berisha e ka bllokuar Asamblenë e Prizrenit. Gjermania, partneri ynë Të shiturit të shesin, apo jo? - Opinion Sport: Kosova, rast unik për FIFA'n "Zëri" PA LEGJITIMITET PËR NEGOCIATA POLITIKE - Bisedimet Prishtinë-Beograd konsiderohen të mundshme, nëse në to nuk shtrohet tema e statusit Tituj të tjerë: Fyle: EULEX-in e ka ftuar vetë qeveria e Kosovës Nuk do të ketë ndarje të Kosovës Trusti mban 309 milionë euro jashtë Kosovës Riatdhesimi i pakapërdishëm "Tribuna shqiptare" NDËRHYRJE JOCIVILIZUESE - Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se EULEX ka pasur mundësi të bastisë MTPT-në në mënyrë shumë më të civilizuar Tituj të tjerë: Tiranë - Për mosvetpërjashtim - Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha vendeve të rajonit në takimin e Sarajevës. Prishtinë - Përkujtohet Fehmi Ahani Kryeministri foli drejt Heshtin ICO dhe EULEX Pavarësia e pakthyeshme Bechtel&Enka pa doganë - Kompania që do të ndërtojë autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë nuk do të paguaj asnjë cent për asnjë pajisje që e importon në Kosovë. Kjo është një plus që Qeveria e Kosovës i ka ofruar Bechtel&Enka. "Bota Sot" EVROPA ËSHTË ARMIKU NUMËR NJË I SHQIPTARËVE, SHBA-të JANË MIQTË MË TË MËDHENJ TË SHQIPTARËVE - Intervistë me Ismail Kadarenë, shkrimtarin e shquar Tituj të tjerë: EULEX-i tenton t'i komprometojë institucionet para bisedimeve - Fillon beteja e institucioneve të Kosovës me EULEX-in Merkel: Gjermania kurrë nuk do ta pranojë ndarjen e Kosovës Sundimi i ligjit krucial për demokracinë - Kimisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle në Kosovë Vetëdija policore "Epoka e Re" AKSIONI I EULEX-it ISHTE I DYSHIMTË - EULEX-i po vepron me llafe. Bastisja e zyrave të një ministrie nuk mund të bëhet si të ishte ajo seli e narkomafies - Flet Kim Mehmeti Tituj të tjerë: Bastisja e EULEX-it, jocivilizuese - Krasniqi: EULEX-i e ka bastisur Limajn me shpresë se do të gjejë miliona euro Fyle: BE-ja ka konsensus për perspektivën evropiane të Kosovës Gaci dyshohet per krime lufte gjatë kohës prill-qershor '99 - Reagon OVLUÇK: EULEX ta ndalë represionin ndaj veteranëve të luftës "Kosova Sot" SË SHPEJTI BISEDIMET ME BASHKIMIN EVROPIAN - Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, deklaroi se Brukseli do të ecë përpara me një marrëveshje tregtare me Kosovën Tituj të tjerë: Gjermania nuk e pranon ndarjen e Kosovës Deputetët nuk mund të hetohen pa lënë imunitetin Editoriali - EULEX-, shteti dhe stabiliteti i Republikës "Lajm" EULEX-i arreson Sabit Gecin, ish-komandant i lartë i UÇK-së, nën dyshimin për krime lufte VAZHDOJNË ARRESTIMET Tituj të tjerë: Krerët e institucioneve të Kosovës e kritikojnë EULEX-in për ndërhyrje spektakulare në MTPT - Mund ta bënin më mirë Opozita dhe ekspertët kërkojnë kthimin e mjeteve në bankat e Kosovës - Paratë kthehen pasi të ndryshohet ligji Një delegacion i FIFA-s pritet ta vizitojë Kosovën "Infopress" KAPITULL I RI I QEVERISJES NË KOSOVË - Analistët politikë vlerësojnë lart deklarimin e kryeministrit Thaçi Tituj të tjerë: Kurrë ndarje të Kosovës Presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se Serbia nuk heq dorë as nga anëtarësimi në BE, por as nga Kosova EULEX-i, ndërhyrje e pacivilizuar Në BE vetëm me rend dhe ligj Editorial - Përgjegjësi e lartë shtetërore /a.ke/
KOMENTE